Please click 'confirm' if you want to add Construction Workers to your home screen, or 'cancel' otherwise.

Bashkoju një unioni

Të drejtat e punëtorëve



Shumica e të drejtave që punëtorët gëzojnë sot janë fryt i përpjekjeve të vazhdueshme të sindikatave gjatë dekadave të fundit. Në përgjithësi, punëtorët kanë arritur të fitojnë shumë të drejta. Por këto arritje nuk mund të merren si të mirëqena, sepse ata janë gjithmonë nën presion. Ne përballemi çdo ditë me sfida të reja, prandaj sindikatat tani janë më të rëndësishme si kurrë më parë.


Së bashku ne jemi të fortë dhe mund të ndryshojmë situatën tuaj dhe të kolegëve të tu.


Si mund t'ju ndihmojë një sindikatë *




  • ju informon dhe mbron të drejtat tuaja si punëtor

  • ju ndihmon në sigurimin e punës dhe të keni një pagë të drejtë dhe të lartë

  • ju garanton kushte të sigurta dhe të shëndetshme pune

  • ju përfaqëson përpara punëdhënësit dhe negocion një marrëveshje të leverdishme në emrin tuaj

  • ju siguron mbështetje dhe ndihmë ligjore

  • ju ofron trajnime ose ju ndihmon me nevojat tuaja për trajnim

  • ju mbështet që të gjeni punë

  • ju bën të ndiheni pjesë e një grupi, ku zëri juaj është i rëndësishëm

  • BËN TË MUNDUR QË ZËRI JUAJ TË DËGJOHET

  • ...



Kemi nevojë për ty



Forca e sindikatës varet nga angazhimi i anëtarëve të saj; ne kemi nevojë përJUqë të:


  • përfshiheni

  • merrni përgjegjësi

  • solidarizoheni

  • VEPRONI!!


BASHKOHU ME NJË SINDIKATË TANI!



Duke iu bashkuar një sindikate ju do të jeni pjesëtar i një komuniteti më të gjerë që lufton për të drejtat dhe mirëqenien e të gjithëve. Nuk nuk do jeni më vetëm! LE TË PUNOJMË SË BASHKU



Ne kemi nevojë për ju; ju për ne!



Për të ditur se si, klikoni mbi lidhjen këtu për të kontaktuar me dikë që do të jetë i kënaqur t'ju ndihmojë.








*shërbimet mund të ndryshojnë nga shteti në shtet